Në listë ka edhe Gjimshitin, trajneri i Romës: E kaloj kohën duke parë lojtarët për të ardhmen

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, nuk është shumë i mërzitur nga qendrimi në shtëpi për shkakun e Koronavirusit. Kjo i jep atij më tepër kohë për të parë edhe futbollistë të tjerë të prespektivës, që mund të ndihmojnë këtë skuadër, e cila ka pasur një rënie të ndjeshme nga sezonet e shkuara.

Ndërkohë në listë për mbrojtjen përfshihet edhe Berat Gjimshiti. Ky është lajmi që u raportua nga mediat italiane përpara disa ditësh. Megjithatë kjo do të ishte një hap pas për mbrojtësin shqiptar pasi Atalanta ka dukshëm më tepër përparësi.

Në intervistën e dhënë për “Tuttomercatoëeb”, Fonesca shprehet: “Për momentin, të jem i sinqertë, kam më shumë kohë për t’ia përkushtuar gruas dhe fëmijës sim. Ndërkohë edhe jam duke lexuar, po shoh për lojtarët që mund të më interesojnë për të ardhmen”, u shpreh Fonseca. /Sport Ekspres/