Në Librazhd, stadium “mesjetar” dhe të rinjtë që luajnë në mjerim

0

Sopoti është duke përjetuar një moment të vështirë dhe, madje, rrezikon qëndrimin në Kategorinë e Parë, në grupin B, duke qenë vetëm 2 pikë mbi Elbasanin dhe 3 mbi Turbinën. Por, nëse në fushë rezultatet nuk janë duke buzëqeshur, jashtë saj është edhe më keq… Jashtë saj, për të thënë, sepse kushtet e stadiumit të Librazhdit janë për t’u mëshiruar…

Një gjendje e mjerueshme e stadiumit dhe dhomave të zhveshjes, saqë edhe miu do të ndihej i ofenduar. E ndërsa ekipi stërvitet në Tiranë prej 3 vitesh ndërsa ndeshjet i luan herë në Pezë-Helmës e herë në Fushë Krujë, të vetmit që mbajnë gjallë sportin në Librazhd janë ekipet e grupmoshave dhe ekipi i dytë i Sopotit, Sopoti B. Pikërisht me këta futbollistë ka ndodhur skandali i radhës ku lojtarët kanë rrezikuar jetën.

Sipas fotove publikuar nga “Syri.net”, duket qartë se ndërtesa dykatëshe ku ndodhen dhomat e zhveshjes së lojtarëve, banjat dhe dushet janë në një situatë mesjetare. Lagështira është e pranishme në çdo cep të dhomave, që kanë shekuj pa u lyer, ndërsa dushet që janë varur në mur bien hera herës duke krijuar rrezik për djelmoshat që luajnë me të rinjtë e Sopotit. Vetëm para pak ditësh një nga lojtarët e Sopotit B është detyruar të dërgohet në urgjencë dhe të qepet pasi duke bërë banjë, rrëshqet në pllakat e thyera dhe çahet në kofshë duke pësuar hemorragji. Edhe pse në vitin 2013, në fushatën zgjedhore, deputeti Taulant Balla premtoi një stadium modern, gjithçka ka mbetur në letër dhe harresë…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image