Në kufijtë e amatorizmit, pubikohet biseda në “Whats App” e Fakiç me talentin e Kosovës

Në Kosovë janë duke bërë hapa të mëdha për të zhvilluar futbollin e luajtur. Por nga ana tjetër, disi mbrapa është lënë serioziteti që duhet të tregpjë një klub edhe për pamjen e jashtme të tij. Si shembull mjafton të marrim Ballkanin, që po kryeson në Kosovë.

Talenti i tyre i madh, Blendi Baftiu, ka kaluar në menaxhimin e Shkumbin Qormemetit, pas takimit që ka bërë edhe me njeriun e afërt, Haris Fakiç. Klubi i Ballkanit ka publikuar me “screenshoot” një bisedë të bërë mes Fakiç dhe presidentit të klubit në “Whats App”, për ta publikuar më pas në rrjetet sociale. Pikërisht në këtë mënyrë do tq njoftohej edhe arritja e marrëveshjes. Sigurisht që një veprim i tillë e dërgon ekipin në kufijtë e amatorizmit dhe duhet të punohet shumë më tepër me këtë pjesë. /Sport Ekspres/