Në krye të Kategorisë së Dytë, Bashkia Berat vjen me një shifër të konsiderueshme për Tomorin

Ekipi i Tomorit e mbylli vitin 2019 në krye të tabelës së klasifikimit në Kategorinë e Dytë me 28 pikë të grumbulluara dhe me vetëm një humbje, duke treguar qartë edhe objektivin e tyre për këtë sezon, që është ngjitja në Kategorinë e Parë. Por puna e mirë e bërë deri në këtë pjesë të sezonit nuk ka kaluar pa u shpërblyer.

Kështu Bashkia Berat ka menduar të japë një shifër prej 250 milionë lekësh për klubin, duke investuar në këtë mënyrë që Tomori të arrijë objektivat e tij. Ky fond do të votohet ditën e enjte nga Këshilli Bashkiak i Beratit. Një mbështetje e madhe kjo për klubin, pasi një shifër e tillë është e konsiderueshme për Tomorin, që vitet e fundit nuk ka qenë në nivele të larta në futbollin shqiptar./Sport Ekspres/