“Në krahasim me Turqinë, mungonin 6-7 lojtarë”, Panuçi gënjen hapur!

Trajneri nxjerr një justifikim që nuk qëndron. Vetëm katër mungesa kishte Shqipëria ndaj Ukrainës, nëse ballafaqohet formacioni në Stamboll. Të tjerët, nuk u morën për zgjedhje personale të tij

0

 

Një ndër pasazhet e intervistës së regjistruar të Kristian Panuçit në hotelin ku kombëtarja ishte akomoduar në Francë, kishte të bënte me mungesat në kombëtare, në krahasim me ndeshjen ndaj Turqisë, fitorja e vetme në katër miqësore të zhvilluara nga trajneri kuqezi… Por, ajo që të lë pa fjalë është fakti se trajneri italian, jo vetëm që përpiqet të dalë nga situata, por tregon dhe një gënjeshtër të madhe. Në ditët e sotme, të verifikosh formacionet që kanë zbritur në fushë, apo futbollistët e aktivizuar gjatë ndeshjes, por edhe organikën e grumbulluar në prag ndeshjesh të ndryshme, duhen jo më shumë se sa 5 minuta… Por, Panuçi ose bën sikur nuk e di këtë gjë, ose në distanca ka dashur të justifikohet, duke treguar – e përsërisim – një gënjeshtër të madhe. Sa si vijon intervista dhe pyetja e përgjigja në këtë pasazh të shkurtër…

Diçka i mungon kësaj skuadre? “Mungonin shtatë lojtarë! Në Turqi ishim fenomenë, bënin spektakël dhe zbavitnin. Ishim skuadër e madhe. Tani, duke munguar 6 apo 7 lojtarë nga ajo ndeshje, jemi bërë të dobët. Sot mungon gjithçka”…

Atëherë, duke ballafaquar dy formacionet dhe lojtarët e aktivizuar, dallohet qartë që si ndaj Turqisë, ashtu edhe ndaj Ukrainës, janë aktivizuar këto futbollistë: Berisha, Hysaj, Veseli, Mavraj, Lilaj, Roshi dhe Lenjani. Pra, praktikisht 7. Që këtu, fjalia “mungonin shtatë bie menjëherë”. Sepse, ndryshe i bie që Shqipëria luan me 14 futbollistë. Por, të vazhdojmë me mungesat. Praktikisht, mungesat reale në krahasim me Turqinë (duke përjashtuar Abrashin që nuk ishte as në Stamboll dhe nuk ishte as për këtë miqësore, shkak dëmtimi) janë vetëm dy: Memushaj, Grezda dhe Xhaka. Shkak? Dëmtimet. Ndërkohë, Sadiku nuk është grumbulluar për zgjedhje personale, ashtu sikurse edhe Ajdareviç e Lila. Jo sepse mungonin për arsye të tjera. Trajneri ishte ai që nuk i grumbulloi.

Më poshtë, ja edhe formacionet e krahasuar dhe lojtarët e aktivizuar.

 

Shqipëria ndaj Turqisë (4-4-2)

Berisha

Hysaj Veseli Mavraj Lenjani

Roshi Xhaka Lilaj Grezda

Sadiku Memushaj

U aktivizuan: Ajeti, Ajdareviç, Qaka, Lila

 

Shqipëria ndaj Ukrainës (4-1-4-1)

Berisha

Hysaj Gjimshiti Mavraj Veseli

Lilaj

Roshi Ramadani Ndoj Lenjani

Manaj

U aktivizuan: Ajeti, Memolla, Cikalleshi, Balaj, Qaka

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.