Në Kosovë e krahasojnë me rastin Muriqi, Nexhipi tregon se përse u largua Mirlind Daku

Mirlind Daku është larguar nga Kukësi dhe e vazhdoi huazimin e tij te Ballkani. Një sulmues që la shumë gjurmë në elitën e futbollit të Kosovës, teksa u mor menjëherë nga Osijeku, megjithëse i mungonin hapësirat dhe u la në ekipin e dytë.

Sa i përket aventurës te Kukësi, Daku mbeti në hijen e Vasil Shkurtajt, megjithëse paraqitjet e bëra nuk kanë qenë të këqija. Menjëherë vjen ndërmend edhe rasti i Vedat Muriqit për mënyrën sesi ka bërë hapin e madh teksa nga Superiorja ka shkuar gradualisht te Fenerbaçe në Turqi. Në Kosovë bëhen shpeshherë krahasime mes këtyre lojtarëve, ndërsa Nderim Nexhipi tregon edhe njëherë arsyen për “Gazeta Olle” për arsyen e largimit:

“Dakun e larguam pasi kishte pak hapësira dhe donte që të luante. Me largimin e këtij sulmuesi kemi një emër që mund ta afrojmë dhe zyrtarizojmë këto ditë, ndërsa në vendet e tjera nuk do të kemi ndërhyrje”, tha Nexhipi. /Sport Ekspres/