Në Kosovë e bëjnë fakt të kryer: Në negociatën finale, do të blihet sulmuesi i Skënderbeut

Me interes të lartë pritet të shihet sesi do të vazhdojë merkato te Skënderbeu në lëvizjet e janarit. Kjo pasi ekipit nuk po kalon një periudhë të mirë dhe duke ditur gjithë problemet, disa prej lojtarëve do të shohin edhe largimin si një mundësi.

Të paktën kjo është situata e Otto John, i cili do të rikthehet në Kosovë, por këtë herë në mënyrë përfundimtare. Sipas asaj që raporton “Korneri”, negociatat mes këtij sulmuesi dhe klubit të Dritës janë në fazën finale. Pra në ditët e ardhshme duhet të presim edhe një zyrtarizim për këtë lëvizje të re. /Sport Ekspres/