Në Kosovë dyshuan për hilenë e Kukësit, Ylli Shameti sqaron të vërtetën: I kam dhënë provat

Ish-mbrojtësi i Kukësit, Ylli Shameti u transferua drejt Gjilanit në verë por ende nuk ka arritur që të debutojë në fushën e lojës me ekipin e ri. Futbollisti ka pësuar një dëmtim që në momentet e para kur iu bashkua ekipit të drejtuar nga Mezani, duke qendruar kështu larg fushave për një periudhë të gjatë. Por fati i keq e ndoqi sërish, teksa në kohën kur ishte pranë rikuperimit të plotë, një tjetër dëmtim do ta prekte Shametin, duke bërë kështu që debutimi i tij të vazhdojë të shtyhet.

Ndërkohë në Kosovë lindën dyshime mbi gjendjen e mbrojtësit gjirokastrit në periudhën kur u transferua te Gjilani, duke hedhur hipoteza se Shameti mund të kishte ardhur i dëmtuar nga Kukësi. Por këto ide i hedh poshtë vetë futbollisti, që tregon se e ka vërtetuar të kundërtën në momentin kur ka mbërritur në Gjilan.

“Momentalisht kam dëmtuar kaviljen në ndeshjen miqësore me Vitinë, për arsye të gropës që ndodhet tek pika e penalltisë në fushë. Sa i përket dyshimeve se kam qenë i dëmtuar kur kam ardhur te Gjilani nuk ka diskutim, sepse para se të nënshkruaj kontratë me Gjilanin kam bërë rezonancë për të dy gjunjët tek Sviss Policlinic në Gjilan dhe gjithçka ka qenë OK”, është shprehur Ylli Shameti për gazetën “Zëri”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *