Në Kosovë dhe në Greqi, protagonistët e Superiores gjejnë “shpëtim” pas mbylljes së kampionatit

Kampionati i futbollit në Shqipëri është pezulluar, ndërsa kjo kohë shërben për të gjithë protagonistët e saj që të shkojnë në vendet e tyre.  Zgjedhja kryesore mbetet Kosova, vendi tjetër shqiptar që ende nuk është prekur nga Koronavirusi dhe aktualisht jep më tepër siguri se Shqipëria zyrtare.

Pikërisht për këtë arsye shumë lojtarë me origjinë nga Kosova që gjenden në elitën e Shqipërisë, po kthehen sërish. Këto janë fotot që vijnë nga rrjetet sociale, atje ku shihet Et’hemi me Limajn të cilët njëkohësisht bëjnë edhe testin e Koronavirusit.

Nga ana tjetër është trajneri i Flamurtarit, Troisi, që rikthehet në Greqi. Megjithëse në vendin fqinj ka një përhapje të këtij virusi, por tekniku zgjodhi që të ishte pranë familjes. Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe shumë protagonistë të tjerë të kampionatit shqiptar, deri në mbërritjen e një vendimi të dytë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *