Ne koma qe prej 10 muajsh, Bianki nuk ia del…

0

Nderron jete Zhul Bianki, piloti i Marusias ne Formula 1, i cili qe prej 5 tetorit 2014 ishte ne gjendje kome. 25-vjecari pesoi nje aksident gjate kampionatit te kaluar ne Garen e Japonise, duke u perplasur me vincin qe po trasportonte jashte pistes makinen e Adrian Sutil. Goditja ishte brutale, ndersa piloti francez u dergua me urgjence ne spital. Prej 10 muajsh, Zhul Bianki ishte ne lufte per jeten, nje beteje nga e cila doli i humbur mengjesin e sotem. Kane qene familjaret e 25-vjecarit qe kane dhene lajmin se ish-piloti i Marusias dhe Ferrarit ka nderruar jete. Pertej falenderimeve per grupin e mjekeve qe ndoqen prej tetorit 2014 gjendjen e Biankit, te afermit e te ndjerit jane shprehur: “Luftoi deri ne fund, por betejes se tij per jeten i erdhi fundi mengjesin e sotem”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here