Në Kinë i thërrasin mendjes, “stop” shifrave të paimagjinueshme

Edhe pse ishte ndoshta e pakuptimtë, u kthye në një trend që lojtarët të zgjidhin Kinën si destinacion, pa e menduar shumë gjatë, kjo për arsyen e thjeshtë se kishin mundësinë për të marrë shuma stratosferike. Normalisht që pagat dhe bonuset ishin të paimagjinueshme, aq sa Tevez u bë lojtari më i paguar në historinë e futbollit, megjithatë parja nuk është gjithçka, pasi futbolli në Kinë ishte në një nivel të rëndomtë nëse mund të thuhet kështu.

Moda për të shkuar në Kinë mund të ndryshojë, madje dhe lojtarë si Hulk, Graciano Pele etj, mund të kthehen në futbollin e vërtetë, pasi qeveria kineze do të vendosë një tavan sa i përket shpenzimeve për pagat dhe transferimet e lojtarëve. Më se logjike, duke parë që ka një disnivel të madh nga cilësia te shpenzimi.

Një lëvizje e zgjuar e kinezëve, të cilët e kanë kuptuar që nuk mjafton vetëm të afrojnë një apo dy lojtarë nga Europa apo Afrika për të krijuar klube të mëdha. Strategjia do të ndryshojë të paktën e kuptuan shpejt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *