Në kërkim të talenteve, Shqipëria U-19 nis turneun “Roma Caput Mundi”

0

Tashmë po bëhet një traditë, Shqipëria U-19 shkon në Romë për të marrë pjesë në turneun “Roma Caput Mundi”, në kërkim të talenteve të rinj.

Nesër debutojmë ndaj Maltës, të martën kundër Greqisë dhe të enjten kundër Lacios.

Paralelisht, në Shqipëri do të vijë trajneri i Shqipërisë U-17 Xhemal Mustedanagiç, i cili do të kryejë grumbullimin e tij 5-ditor në Shqipëri.

Gjithashtu, do të nisin në Kamzë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë grumbullimet javore të ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat.

E HËNË,  19 SHKURT

– Ndeshja e parë zyrtare e ekipit kombëtar U-19 në turneun në Fiuggi të Italisë, në turneun “Roma Caput Mundi” – SHQIPËRI-MALTË (Ora 15.00)

– Nis në Qendrën e Ekipit kombëtare në Kamzë, në Shkollën e Trajnerëve, kursi i Radhës UEFA B, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.

– Nisin në Tiranë (Në Kamëz), Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë grumbullimet javore të ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat, për stërvitjet e radhës. (ora 13.00 deri 17.00)

– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht në shkollën “Fan Noli” dhe “Kosova”.

Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.

– Luhen dy takimet e vlefshme për Kategorinë Superiore: Në Shkodër Vllaznia-Teuta dhe në kryeqytet, Partizani-Kukësi.

E MARTË,  20 SHKURT

– Në Shkodër realizohet grumbullimi javor për ekipin kombëtar rajonal të moshave të ndryshme.

Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht në shkollat: “Skënder Çaçi” dhe “Ardian Klosi”. Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.

– Ndeshja e dytë zyrtare e ekipit kombëtar U-19 në turneun në Fiuggi të Italisë, në turneun “Roma Caput Mundi” – SHQIPËRI-GREQI (Ora 15.00)

– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA B

E MËRKURË,  21 SHKURT

– Mbledhja e parë e Komitetit të ri Ekzekutiv të FSHF-së, e para që pas Asamblesë së Përgjithëshme Zgjedhore të 7 shkurtit.

– Ndeshja finale e Kupës së Moshave për U-19, në Elbasan:

SHKËNDIJA T – VLLAZNIA

– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht: Te “Shkolla e Kuqe” dhe te shkolla

“Kongresi i Lushnjes”. Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.

– Sektori i liçensimit, takim me të gjithë  drejtuesit e ekipeve të femrave për sistemin e licensimit.

– Mbledhja e radhës e Komisionit të Disiplinës.

– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA B

E ENJTE, 22 SHKURT

– Ndeshja finale e Kupës së Moshave për U-17, në fushën sportive të kompleksit “Pezë Helmës” : INTERNACIONAL – BESA.

– Ndeshja e tretë zyrtare e ekipit kombëtar U-19 në turneun në Fiuggi të Italisë, në turneun “Roma Caput Mundi” – LAZIO – SHQIPËRI (Ora 15.00)

Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht: “M.Q.Ataturk” dhe te “Servete Maçi”.

Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.

– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA B

 

E PREMTE, 23 SHKURT

– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht: “Kasem Sima” (Kashar) dhe “Kodër Kashar”.

– Konferencë për shtyp e trajnerit të ekipit kombëtar U-17, Xhemal Mustedanagiç, për grumbullimin e tij 5-ditor në Shqipëri.

– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA B

E SHTUNË-E DJELE,  24 SHKURT

– Takimet e javës së 21 të Kategorisë Superiore të Futbollit Shqiptar

– Takimet e radhës në dy grupet A dhe B në Kategorinë e Parë

– Takimet e radhës, për Kategorinë e Dytë

– Ndeshjet sipas kalendarit të të moshave, U-19 dhe U-17 për Superiore dhe Kategorinë e Parë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.