Në Këlcyrë nuk pendohen dhe bllokojnë edhe rrugën

Absurditeti vazhdon në lidhje me ndeshjen Përmeti-Këlcyra, ku lojtarët miq, disa prej tyre më saktë, masakruan arbitrin Alvi Paço sepse u dha një penallti kundër.

Nga Këlcyra jo vetëm që nuk ka asnjë kërkesë për falje, por të gjithë sulmojnë dhe akuzojnë arbitrin se ka marrë ryshfet, pa e vrarë mendjen se u rrezikua jeta e një njeriu.

Domethënë, gjithçka ndodhi dje ishte e ligjshme dhe e justifikuar, ndërsa policia paska gabuar që ka arrestuar lojtarët e Këlcyrës Entilion Kamberaj, Andi Hina dhe Meleq Xhakollari? Në fakt, gabimi i madh i policisë ishte vetëm një: në një ndeshje me aq shumë tension, nuk kishte shumë forca policore dhe skandali u zhvillua qetësisht, pa asnjë polic në fushë.

Tani mësohet se qindra tifozë të Këlcyrës kanë bllokuar rrugën, dukë kërkuar të lirohen sa më parë futbollistët e arrestuar. Me siguri nuk i paskan parë mirë pamjet e djeshme…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *