Në Juve është radha e daljeve, Roma përfiton nga situata

0

Roma është në një situatë aspak të mirë në qendrën e mbrojtjes. Verdhekuqtë shitën Manolas dhe Markano, me ekipin që mbetet me Huan Hezus, Fazio dhe Mançini. Ky fundit sapo ka ardhur dhe do i duhet kohë të ambientohet. Tre mbrojtës janë shumë pak për të mbyllur një sezon të tërë. Palota ka shprehur dëshirën për të sjellë në kryeqytet, Tobi Aleruireld.

Belgu ka një klauzolë largimi prej vetëm 25 milionë eurosh nga Totenhemi. Roma e shikon si një mundësi reale pagimin e asaj shifre, pasi do të sillte dikë që do bënte të mos ndihej mungesa e Manolas. Gjithsesi, 29-vjeçari nuk mendon të lërë nënkampionët e Evropës për Romën. Italianët duhet të gjejnë alternativë të tjera.

Daniele Rugani është një emër shumë më i mundshëm se Alderuireld. Ardhja e Demiral, Romero dhe De Ligt i zeron mundësitë e italianit për zënë vend në formacion. Roma ia siguron këtë. Juve kërkon 30 milion. Verdhekuqtë nuk e mundësojnë këtë. Negociatat kërkojnë kohë dhe Roma duhet të bëjë një sforcim financiar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.