Në Jug nuk ndalen Lushnja e Bylisi, në veri “hesapet” lahen nesër

0

Lushnja me “bomba”, Bylisi me “silenciator”: Grupi B i Kategorisë së Parë nuk ka pasur surpriza në krye, sepse kanë fituar dy rivalët direktë për ngjitje në Superiore. Lushnja masakroi Sopotin e varfër, duke shënuar nga dy gola në çdo pjesë, ndërsa Bylisi e ka për në fund, dukë shënuar dy gola në Peqin, me të dytin që u shënua nga portieri vendas Ajazi në portën e vet.

Vazhdon të zhytet Elbasani, i mundur në shtëpi 3-1 nga Apolonia dhe tashmë në rrezik real për një turp të madh, rënien në Kategorinë e Dytë.

Ndërkaq, në grupin A nuk luajtën kryesueset, sepse Kamza e Besëlidhja ndeshen nesër, por ka fituar Erzeni. Surprizë nga Kastrioti, fitues në Burrel, aty ku nuk ia kishte dalë askush këtë sezon.

Kategoria e Parë

GRUPI A

Iliria – Tërbuni                       1-0

Shënues: Bardhi 44′ pen.

Besa – Erzeni                          0-2

Shënues: Rejnaldo Troplini 24′, Dakavelli 79′

Shënkolli – Mamurrasi          2-1

Shënues: Pjetrushi 57′, Danaj 76′ / Biraçaj 82′

Burreli – Kastrioti                  1-3

Shënues: Husein 10′ / Kabiru 18′ (pen), Marku 21′, 74′

GRUPI B

Shkumbini – Bylis                  0-2

Shënues: Mitraj 77′, Ajazi 83′ aut.

Lushnja – Sopoti                    4-0

Shënues: Canka 29′, Sefa 43′, Çela 66′, K.Branica 81′

Elbasani – Apolonia               1-3

Shënues: Toçi 45′ pen. / Mustafaraj 20′, Uzuni 67′ pen., Krasniqi 90′

Turbina-Tomori                    2-0

Shënues: Lipi 25′, K. Roshi 88′

NESER

Kamza – Besëlidhja (14:00)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image