Në janar bëri valixhet për Londër, Xheko bëhet legjendë verdhekuqe

0

Roma dhe Çelsi ranë dakord, por boshnjaku vendosi të bënte prapakthehu në fund, pasi nuk e ndjente veten ta provonte sërish në Premier. Gjashtë gola në Champions, më mirë se Pruco

Mbrëmje ëndrrash, kupash dhe kampionësh. Ishte mbrëmja e provimit për Romën në Europën e të mëdhenjve, në rikthimin ne çerekfinalet e Champions ndaj Barcelonës. Duhej një fitore 3-0 për të eliminuar të tmerrshmit katalanas me Mesin në krye dhe ashtu ndodhi… Dhe, gjithçka nisi nga këmbët e atij, Edin Xheko, që pas 6 minuash ndezi shpresën dhe më pas e mbajti atë duke fituar edhe penalltinë që çoi rezultatin në 2-0. Ai ndaj Barcelonës është i gjashti në këtë Champions League: kalon edhe Roberto Prucon, që kishte shënuar pesë në Kupën e Kampionëve. Barcelona, viktima perfekte.

I larguari që qëndroi – Por, historia e Xhekos i ngjan asaj të Manolasit, që ishte një hap nga largimi dhe më pas qëndroi. Ashtu si greku, edhe boshnjaku do të sakrifikohej në merkato për të fituar dhe për të qenë në rregull me financat. Çelsi i Kontes arriti akordin me Romën për gati 60 milionë euro që parashikonte paketën Emerson Palmieri-Xheko. Por, braziliani ishte i vetmi që udhëtoi drejt Londrës, ndërsa shtatlarti, nisur edhe nga përvoja me Sitin, nuk donte të kthehej në Angli, duke vendosur të qëndrojë. Një prapakthehu që habiti të gjithë, teksa te Roma ende nuk e kuptonin… “Më kërkoi Çelsi, e vërtetë, por qëndrova, sepse doja të vazhdoja në Romë, ku ndihem si në një familje”, tha boshnjaku pas merkatos së janarit.

“Bëra mirë që qëndrova, paratë nuk janë të rëndësishme”

Sulmuesi boshnjak: Nuk e kam parë kurrë Barcelonën kaq në vështirësi sa sonte dhe mund të shënonim më shumë. Klubi duhet të jetë i kënaqur që nuk ika

Edin Xheko ka folur edhe për shtypin pas ndeshjes së fituar 3-0 ndaj Barcelonës. “Jam i lumtur për këtë kualifikim, pasi tani mund të luaj gjysmëfinalen dhe gjëja më e mirë që kam bërë është të qëndroja dhe mendoj se edhe klubi duhet të jetë shumë i kënaqur nga ajo që ndodhi në janar. Por, më e bukura pritet të vijë ende, sepse nëse luajmë si ndaj Barcelonës, atëherë kemi shanse me këdo. Mund të shënonim më shumë se 3 gola. Nuk e kam parë kurrë Barcelonën më në vështirësi se kaq. Tani, mendjen te derbi, që është po kaq i rëndësishëm”.

Më pas, zbulon edhe bisedën me të shoqen e tij: “Besonim të gjithë, edhe pse e dinim se ishte e vështirë. Kur shoh se si e arritëm gjysmëfinalen, them se ishte plotësisht e merituar. Nëse nuk ke mentalitet, një ndeshje të tillë nuk e fiton kurrë. Fakt është që duhet që në futboll të japësh gjithmonë 100%”.

Objektivi – Xheko flet edhe për finalen: “Mund të arrijmë, edhe pse tani jemi në gjysmëfinale njëherë. Na presin skuadra të forta, por edhe Barcelona ishte një prej tyre. Jam i kënaqur që mund të shoh shortin dhe të shoh edhe Romën sërish”.

Paratë – Në fund, i pyetur në lidhje aspektin ekonomik dhe se sa refuzoi në janar, nga Çelsi, preu shkurt: “Të mos flasim më për para. Nuk janë të rëndësishme në jetë, për këtë jam i sigurt”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.