Në izolim dhe me shëndet të rënduar, legjenda e futbollit Pele merr lajmin e hidhur

Një lajm i hidhur ka ardhur ditën e sotme për legjendën e futbollit, Pele, teksa vëllai i tij më i ri është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare. Zoca ishte shtruar në spital prej disa kohësh për shak të një sëmundjeje të rëndë si kanceri i prostatës, por nuk mundi ta fitonte dot betejën me këtë të fundit. E shkuara e tij njësoj si e Pele ka qenë e lidhur me futbollin, por pa iu afruar suksesit të atij që të gjithë e njohin si më të mirin e të gjitha kohërave.

Lajmin e ka përcjellë edhe vetë klubi i Santos, fanellën e të cilit e kanë veshur më parë të dy vëllezërit brazilian. Megjithatë një tjetër lajm i keq për Pele është fakti se me shumë mundësi nuk mund të jetë i pranishën në funeralin e Zoca-s, teksa është duke ndjekur rregullat e karantinës. Madje edhe gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, duke qenë një tjetër pengesë për të qenë prezent në varrimin e vëllait të tij./Sport Ekspres/