“Në Itali vetëm Juve, respektojmë dy vitet e kontratës”

E ardhmja e Gonzalo Higuain mbetet një enigmë. Sulmuesi argjentinas nuk arriti të bindte në dy huazimet te Milan dhe Çelsi. Te Juventusi s’do mend që do të ishte e tepërt dhe mesa duket 31-vjeçarin e pret një tjetër huazim, diçka kjo që konfirmohet  nga vëllai e njëkohësisht agjenti i tij, Nikola Higuain.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Nikolas shkroi: Higuain në Itali luan vetwm me Juventusin. Mbeten edhe dy  vite kontratë dhe do respektohen. Tw dielë të mbarë të gjithëve.

Gjatë javëve të fundi kanë qarkulluar lajme se për “El Pipitan” interesohen shumë klube kineze, merkato e të cilëve hapet gjatë muajit gusht. Paga e madhe e lojtarit ka stepur shumë klube, ndërsa mosha e madhe bëhet një pengesë për blerjen e kartonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *