Në Itali tallen me përgjigjen e Inzagit: Nuk mbaj mend asnjë pritje të Strakoshës!

Interi ka arritur të fitojë ndaj Lacios me rezultatin 1-0, në takimin e vlefshëm për kampionatin Italian. Thomas Strakosha do të shndërrohej në supermen gjatë pjesës së dytë, teksa brenda një aksioni, i mohoi golin e sigurt Barelës dhe më pas Politanos.

Por Inzagi është kthyer në zakonin e sezonit të shkuar, sa i përket shpjegimit dhe justifikimit pas ndeshjes. Sa herë që Lacio humbiste një takim dhe dilte për keq nga pritshmëritë në sezonin që lamë pas, Inzagi do të shprehej: “Nuk mbaj mend ndonjë pritje nga Strakosha”.

Kjo si për të treguar që kundërshtarët nuk e rrezikuan në asnjë moment. Kjo taktikë u përdor në mbi 5 raste dhe ndeshje, ndërsa për herë të parë përdoret për këtë sezon, pas përballjes me Interin. “Në pjesën e parë kemi bërë shumë mirë. Unë nuk mbaj mend ndonjë pritje nga Strakosha. Ndërsa ne ishim 4 herë afër shënimit dhe gjetëm një Handanoviç që bënte gjëra të mahnitshme”.

Përgjigja e Inzagit do të sillte edhe ironitë në “Tëitter”, ku tifozë të ndryshëm nuk mund të ndalonin talljet sa i përket këtij rasti dhe këtyre fjalëve që lidhen me Strakoshën. /Sport Ekspres/