“Në Itali nuk doja të punoja më”, De Biazi i kthehet Shqipërisë: Atje është tjetër gjë, ta ëndërrosh se e gjen në ekip

De Biazi e kujton ende me nostagji periudhën kur ka drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë. Trajneri italian ka komentuar sërish në mediat italiane kohën dhe mënyrën sesi arriti kualifikimin në Europianin e Francës.

Gjithashtu është ndalur edhe te përvoja që ka pasur te Udineze, ku nuk e përcollën ashtu si De Biazi priste. Pikërisht për këtë arsye ka kërkuar edhe një “hakmarrje”, për t’i treguar vlerat e tij. Trajneri është shprehur se në atë kohë kishte menduar që të mos stërviste më në Itali.

“Kam pasur një dëshirë për hakmarrje pas përvojës në Udineze, e cila ishte e vështirë pasi trashëgova një situatë të rëndë dhe arrita ta kualifikoja ekipin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, por megjithatë më larguan. Në atë moment thashë më vete që në Italisë nuk do të stërvis më, sepse ishte e padrejtë të trajtohesha në atë mënyrë. Në atë moment më thirri Shqipëria, e refuzova fillimisht, por treguan se më donin.

Kam supozimin dhe bindjen se e di si mund të ndikojë në kokat e njerëzve, për të bindur se mund të arrihet një ëndërr edhe kur nuk ka prirje për të ëndërruar prej tyre. Fati më i madh është aftësia për të vendosur se kush duhet të thirret. Kjo është baza e punës së trajnerit, që të kesh liri zgjedhje. Këtë e ëndërron në shumë klube se atje je i detyruar të ndjekësh llogjikën e kontratësh. Atje duhet të durosh edhe lojtarë që nuk japin asgjë. Në Kombëtare punon në mënyrë tjetër, unë i fuqizova lojtarët duke i mësuar që të arsyetojnë me “ne” dhe jo me “unë””, ka thënë De Biazi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *