Në Itali kanë frikë… shiun “shkodran”!

 

Një problem më shumë për Italinë ka të bëjë me motin. Në fakt, sipas një reportazhi të “Sky Sport”, për sfidën e sotme mes Shqipërisë dhe Italisë, nisur nga përballja e ditës së premte mes Kosovës dhe Ukrainës, por sidomos nga ndeshja e kuqezinjve me Maqedoninë, vitin e shkuar, kur përmbytja bëri që të vazhdonte ndeshja një ditë më pas (fituan kuqezinjtë me gol deçiziv të Bekim Balajt), axurrët kanë një farë frike se mund të ndikojë shumë ky faktor. Sa i përket temperaturave, ato do të jenë optimale, teksa ditën e sotme, për të mos rënduar fushën më tej, lojtarët e Italisë vetëm sa e kanë inspektuar dhe kanë parë dhomat e zhveshjes, asgjë më shumë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *