Në Itali ia shtojnë vuajtjet Interit: U anullua goli i rregullt, fajtori është arbitri

Eliminimi i Interit ka qenë një dramë e madhe në Itali, teksa të gjithë prisnin fitoren ndaj Barcelonës dhe kalimin e grupeve në “Champions League”. Por nuk rezultoi kështu, pasi erdhi humbja në shifrat 1-2.

Si për t’ia shtuar edhe më tepër vuajtjen Interit, mendon media sportive në Itali “Corriere dello Sport”. Sipas saj nëse shohim me lëvizje të ngadalsuara golin e Lautaro Martinez, 10 minuta para fundit dhe ku rezultati do të shkonte 2-1, do të ishim të mendimit se gjithçka ishte e rregullt. Pra gjithë faji mbetet mbi arbitrin holandez, Bjorn Kuipers. Gjithsesi nëse fjala e presidentit Ceferin do të zbatohej menjëherë për uljen e marshit të gabimit në pozicionin offside me 2-3 cm, Interi do të ishte i kualifikuar tani. /Sport Ekspres/