Në Itali e ngrenë në qiellin e shtatë: Kush është Ronaldo? E bllokoi Hysaj, vetëm po irritohej

0

Elseid Hysaj po rikthen besimin dhe tashmë po luan në nivelet më të larta. Me ardhjen e Gatuzos në stolin e Napolit, mbrojtësi shqiptar është kthyer i padiskutueshëm në formacion, ndryshe nga koha e Ançelotit, që e kishte gjithmonë si plan B.

Lojtari shkodran ka luajtur edhe në fitoren e djeshme, atje ku Napoli mundi me rezultatin 2-1 Juventusin. Mediat italiane e kanë vlerësuar me notë të lartë paraqitjen e Hysajt, por “Napolipiu” që i kushtohet vetëm kësaj skuadre, e ka dërguar figurën e futbollistit shqiptar në qiell të shtatë.

Sipas saj Kristiano Ronaldo ka qenë gjithë kohën i irritur dhe nuk po dilte në lojën e tij, nisur kjo edhe nga mbulimi që i ka mbërë në pjesën më të madhe futbollisti shqiptar.

“Sfida mes Napol-Juventus nxori në dritë edhe një Ronaldo që u bllokua nga Hysaj, me portugezin që ishte i irrituar deri në fund të lojës. Nuk u shfaq asnjëherë vendimtar dhe bëri pak gjëra për t’u mbajtur mend. Vetë Sari e theksoi pas ndeshjes: “Napoli fitoi duke bërë pak, ose asgjë. Ne ishim të butë në të gjitha drejtimet”.

Pra kritika përfundoi edhe te një Ronaldo i bllokuar nga Elseid Hysaj. Mbrojtësi shqiptar gjen vendin e tij për shkak të urgjencën në mbrojtje dhe luan në krahun e djathtë. Ronaldo po e tregonte gjithmonë zhgënjimin edhe duke u ankuar ndaj arbitrit. Me pak fjalë, Sari priste më shumë nga Ronaldo i mbajtur prapa nga taktikat e Gatuzos, por edhe aftësia e Hysaj”, mbyllet vlerësimi. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.