Në Itali e konfirmojnë, Moxhi drejt Maltës

0

Luçiano Moxhi po mendon të ndërmarrë një tjetër projekt, larg Partizanit, ku misioni për ndërtimin e një kubi fitues, të paktën deri tani, ka dështuar. Personazhi i famshëm i futbollit italian dhe atij botëror duket se po mendon largimin dhe lajmi i publikuar sot në “Sport Ekspres” po gjen konfirmim edhe në Itali.

Moxhi ka qenë kohët e fundit disa herë në Maltë dhe po bisedon me një nga klubet e Premier Ligës malteze, shkruan edhe “calciomercato.it”. Rezultatet jo të mira dhe largimi pak nga pak i gjithë afrimeve të verës, përfshirë trajnerin Mark Juliano, kanë bërë që marrëdhëniet e Moxhit me presidentin Demi të mos jenë më perfekte, shkruan calciomercato.it, që konfirmon kontaktet në Maltë.

https://www.calciomercato.it/news/287646/esclusiva_moggi_partizani_aria_di_divorzio

A do të qëndrojë Moxhi, ndoshta duke vazhduar punën në dy fronte, apo do të preferojë të shpërngulet në Maltë, kjo mbetet për t’u parë, por e sigurt është që pushteti i tij te Partizani është në rënie, tani që është kthyer Starova në stol dhe drejtor sportiv është bërë Olsi Rama.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.