“Në Itali do e vrisnin Klopin! I ekzagjerojmë gjërat dhe nuk kemi durim”

Në futboll një nga gjërat më të vështira është durimi dhe qetësia. Sidomos te tifozët, të cilët duhet t’i lumturosh gjithmonë, përndryshe ata të turren me kritika dhe ta nxijnë jetën. Roberto Mançini e njeh në perfeksion futbollin dhe mentalitetin italian, ndërsa ka një eksperiencë për t’u vlerësuar edhe në Premier Ligë.

Trajneri që riktheu titullin te Siti pas shumë vitesh, sot në krye të stolit të kombëtares italiane, ka dhënë një koment pikant për Jyrgen Klop. Trajneri gjerman është ndër më të mirët në botë, futbolli i tij është plot pasion dhe emocione, por trofetë nuk mungojnë.

Klop ka dërguar tre herë Liverpulin në finale, duke i humbur të treja, ndërsa ky është sezoni i katërt në krye të legjendës angleze. “Ne i ekzagjerojmë shumë gjërat në Itali. Klop rrezikon të mbyllë vitin e katërt pa trofe, por ky sezon ka qenë fantastik për Liverpulin. Megjithatë, në Itali është ndryshe dhe nuk duron kush kaq gjatë. Këtu do e vrisnin, por të kalonte 4 sezone pa fituar trofe”, përfundon Roberto Mançini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *