Në gjurmët e Sadikut, Lugano merr një “goleador” shqiptar

Lugano i kërkon golat sërish nga një sulmues shqiptar. Më parë klubi zviceran ka pasur në ekip Armando Sadikun, që ka arritur të realizojë me ta 33 gola në kampionat, ndërkohë që tani i ka kthyer sytë nga Kosova dhe ka mbyllur marrëveshjen për Leotrim Kryeziun.

Ende pa i mbushur 20 vjeç, sulmuesi do të transferohet në Superligën e Zvicrës. Vjet u shpall kampion me Dritën në Kosovë dhe gjërat gradualisht po i marrin për mirë të riut. Kryeziu ka spikatur me Kosovën U19 në Elitë Round, teksa ka shënuar pesë gola në tre ndeshje, çka bëri që për të ofertat të ishin të shumta.

Në fund Drita ka pranuar ofertën e Luganos, gjë që konfirmohet për “Sport Ekspres” edhe nga burime pranë klubit gjilanas. Sulmuesi u aktivizua titullar në tre nga ndeshjet e kupave të Europës që kanë zhvilluar në Champions kampionët e Kosovës. Për Kryeziun tanimë do të nisë një eksperiencë e re në Zvicër. Prezantimi do të bëhet në ditët e fundit të muajit korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *