Në Gjermani harrojnë “xhaketat e zeza”, në fundjavë është Bundesliga që thyen COVID-19

Nga Klaudio Ndreca

Bundesliga është kampionati i parë në Europë që do të mposht Koronavirusin, teksa në Gjermani kanë guxuar dhe ndeshjet e futbollit do të kthehen në këtë fundjavë. Tifozët e futbollit e presin me padurim këtë kohë për të parë sportin më të dashur.

Testimet për Koronavirus janë kryer në të gjitha skuadrat dhe lojtarët, për të izoluar ata që janë pozitiv nga pandemia. Megjithatë nga Gjermania kanë harruar xhaketat e zeza, pasi nuk kishte asnjë arbitër që kishte bërë testin.

Duhen edhe vetëm pak ditë nga rifillimi i kampionatit, ndërkohë që pritet që të kryhen testimet edhe për gjyqtarët në këtë kohë të shkurtër. Gjithçka është e qartë, ata arbitër që janë të caktuar për takimet që do të zhvillohen në fundjavë, nëse iu rezulton përgjigja pozitive do të zëvendësohen nga të tjerët, por aktualisht asnjë prej tyre nuk ka shenja të shfaqura. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *