Në Gjermani firmosin për 9 maj, vetëm 322 persona në stadium dhe lojtarët lajnë vetë fanellat e tyre

Klubet e Bundesligës ishin të parët që morën iniciativën për të dalë në stërvitje të organizuar në grupe me nga 6 lojtarë dhe nën masat e sigurisë për Covid-19. Ndërsa tashëm janë gati të hedhin edhe hapin tjetër, atë të rinisjes së kampionatit. Mësohet se drejtuesit e klubeve të elitës gjermane kanë nënshkruar për të zbritur sërish në fushën e lojës në 9 maj.  Ndërkaq kanë porositur edhe një total prej 25 mijë testesh për Koronavirus, të cilët kapin shifrën e 2,2 milionë paundëve. Një shifër e madhe kjo, por që ia vlen për të mbajtur futbollistët të sigurt dhe për të çuar deri në fund sezonin e lënë përgjysmë pa anashkaluar edhe sigurinë shëndetësore.

Në brendësi të stadiumeve dhe jashtë tyre nuk do të lejohen më teëpr se 322 persona. Këtu përfshihen lojtarët, trajnerët, stafet mjekësore, gazetarët, stjuartët apo oficerët e anti doping. Ndërkohë një tjetër e veçantë është edhe ideja që lojtarët të lajnë vetë fanellat e tyre, në mënyrë që të shmanget mundësia për infektim te të tjerët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *