Në futboll ka ende zotërinj, futbollisti i kombëtares gjermane nuk e tradhton Këlnin

0

Jonas Hektor ka lindur në Saarbryken, por e ka kaluar jetën e vet futbollistike në Këln, aty ku është bërë futbollist profesionist dhe ku është rritur edhe si njeri. Tani, në moshën 27-vjeçare, mesfushori është pjesë e kombëtares gjermane dhe me shumë gjasa do të luajë titullar në Kupën e Botës, por ndërkohë Këlni ka rënë nga Bundesliga.

Rast ideal për t’u larguar thuajse falas, apo jo? Në fakt, Hektor ka një klauzolë në kontratë që e lejon të largohet për shkak të rënies nga Bundesliga, por mesfushori ka treguar se futbolli modern ka ende përralla të së shkuarës, kur besnikëria ishte diçka normale.

Pikërisht në ditët kur klubi po vajton rënien nga Bundesliga, Hektor ka kryer një gjest mbresëlënës: ka rinovuar deri në vitin 2023!

E kërkonte me ngulm Borusia e Dortmundit, por lojtari më i mirë i Këlnit ka refuzuar, duke preferuar të mos e shfrytëzojë kluzolën e largimit: “Këlni më lejoi të kaloja nga ligat krahinore deri në kombëtaren gjermane. Jam shumë i lidhur dhe i jam mirënjohës këtij klubi, ndihem i qetë dhe rehat në Këln. Nuk do të ishte problem për mua të largohesha, por nuk më dukej gjëja e duhur. Vendimi im është i qartë: i përkas Këlnit dhe dua ta luaj sezonin e ardhshëm me këtë klub dhe këta tifozë”.

Një gjest i madh, edhe pse Dortmundi do të rritë ofertën dhe ndoshta Këlnit do t’i hyjnë më shumë në punë miliona euro, sesa Hektor, por nëse mesfushori largohet, do ta bëjë i nderuar nga të gjithë, duke mbushur arkën e klubit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.