Në frymën e fundit, Belgjika nga ferri në parajsë!

0

Ta quash ndeshje e çmendur është shumë pak. Belgjika përmbys gjithçka kur e pa vetën shumë keq dhe madje rrezikoi të merrte valixhet për në shtëpi, ashtu si shumë kombëtare të tjera të mëdha në këtë Botëror.

Japonia e ka befasuar me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, por më pas ka ardhur reagimi, qoftë edhe prej zëvendësimeve të trajnerit Martinez, që ka gjetur personat e duhur. Ishte Vertongen ai që me kokë realizoi, duke iu përgjigjur golave të Haraguçit dhe Inuit, ndërsa më pas erdhi edhe 2-2 nga Felaini.

Në sekondat e fundit, një super aksion, model, si në “play station” solli edhe golin e 3-2 për belgët, me Çadli. “Djajtë e kuq” do të përballen me Brazilin në çerekfinale!

Stadiumi: Rostov Arena

Belgjikë-Japoni                 3-2

Shenues: Vertongen 70′, Felaini 74′ , Çadli 90’+4 / Haraguçi 47′, Inui 52′

Belgjikë (3-4-3): Kurtua; Alderveirld, Kompani, Vertongen, Meunier, Vitsel, De Brujne, Karasko, Mertens, Lukaku, Hazard. Tr.: Martinez.

Japoni (4-2-3-1):  Kauashima; Sakai, Joshida, Shoji, Nagatomo, Hasebe, Shibasaki, Haraguçi, Kagaua, Inui, Osako. Tr.: Nishino

Gjyqtar: Diedhiou (Senegal)

 

989914812

Golat

Min 90’+4 Çadli përmbys gjithçka me aksion “play station”! Kundërsulm vrastar i belgëve

989923622

Min 74′ Felaini barazon gjithçka. Krosim nga Hazard dhe mesfushori kërcen mbi Hasebe, duke goditur me kokë dhe mposhtur Kauashima

989922150

Min 70′ Vertongen ngushton diferencën. Trajektore perfekte me kokë te shtylla e dytë, me parabolë

Min 52’ Kryevepër e Inuit, Japonia dyfishon

Min 47’ Mbrojtja belge befasohet nga vertikalizimi i Japonisë: shumë keq Vertongen, teksa Haraguçi me diagonale shënon.

 

Episodet

989974684

Min 85′ Dy raste pë Belgjikën. Fillimisht Çadli e më pas Lukaku vendosin në provë Kauashiman, i jashtëzakonshëm

Min 83′ Honda provon të befasojë pas asistit të Kagaua, por devijon mbrojtësi. Çfarë rasti për Japoninë

Min 61′ Lukaku i afrohet golit, por devijimi i tij me kokë i pafat.

Min 49’ Shtyllë Hazard. Ndeshja ndizet. Reagimi belg nuk vonon. Mertens hedh në mes për n.r10, që godet, duke mposhtur Kauashimën, por jo… shtyllën!

989914244

Min 43 Çfarë gafe për Kurtua. Për pak sa nuk katranosi gjithçka, pasi topi i goditur nga e djathta nga Nagatomo dhe i devijuar në zonë nga Osako i kaloi poshtë këmbëve, por për fat nuk kishte shpejtësi…

Min 31  Ende e rrezikshme Belgjika. Hazard gjen në shtyllën e dytë Kompani, që dy hapa larg, nuk arrin ta çojë topin në rrjetë, edhe pas daljes së portierit Kauashima

Min 28′ Belgjika e rrezikshme. Hazard provon goditjen nga jashtë zone: Kauashima grushton!

989903668

Min 26’ Çfarë shansi për belgët! Te krosimi i Mertens në të djathtë, Lukaku dy hapa larg portës ngatërrohet me topin, më pas Joshida shpëton

Min 2′ – Kagaua! Drithërima e parë për Belgjikën. Gabon Karasko dhe japonezët përfitojnë top, me lojtarin e Manccester Junajtidit që provon nga 25 metra

989892328

Min 10 – Shumë pak hapësira në mesin e fushës, dy skuadrat janë të kujdesshme. Kështu është e vështirë të bëhesh i rrezikshëm, si nga një anë, ashtu edhe në tjetrën

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.