Në Francë nuk kanë mëshirë, zbriten nga kategoria dy klube

Parregullsitë në bilancet financiare nuk tolerohen aspak në futbollin francez. Ditën e sotme klubet e Nancy dhe Sochaux janë dënuar me zbritja nga “Ligue 2” në divizionin e tretë “National”, kjo për shkak se nuk kaluan kriteret e vendosura nga Dhoma e Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit, një institucion ky unik në Francë që ka si qëllim shmangien e falimentimit të klubeve.

Te dyja klubet reaguan pas vendimit, duke bërë të ditur se do të apelojnë dënimin. Rënia e Nancy dhe Sochaux mund t’i vijë në ndihmë Ajaccio dhe Bezieres, të dy këto ekipe nuk arritën të siguronin “biletën” për në Ligue 2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *