Në Francë janë të bindur, Reali nënshkruan me kampionin e Botës

0

Zinedin Zidane me ardhjen e tij ka nxitur edhe më shumë interesin e Realit të Madridit për Pol Pogba. Trajneri i rikthyer i madrilenëve ka pohuar se ka simpati për kampionin e Botës. “France Football” shkon më tej.

Revista e mirënjohur ka postuar sot në profilin e saj në internet faqen ë parë të revistës që do dalë nesër ne shitje. Lajmi që ka më shumë interes është se kampioni i Botës do transferohet tek Reali i Madridit në verë dhe në Francë duket se janë të sigurt për këtë.

Më poshtë revista ka publikuar disa arsye se përse francezi do të shkojë në Madrid. Dëshira e tij për të fituar Topin e Artë sfumohet nëse Mançester Junajtid nuk kualifikohet në Champions vitin tjetër. Gjithashtu bashkimi me Zidanin tek madrilenët do t’i siguronte yllit francez më shumë trofe dhe prestigj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.