Në Francë është i “mallkuar”, statistika e frikshme e dëmtimeve të Nejmar

Nejmar Zhunior luan prej një sezoni e gjysmë në kampionatin francez. Për ta sjellë brazilianin në “Ligue 1”, u desh që të thyhej rekord i transfertës më të shpejtë. Spektakël, gola, trofe dhe vëmendje nga i gjithë planeti, te PSG-ja, nuk mund të  kanë se çfarë kërkojnë më shumë nga braziliani, pasi për objektivin Champions, të gjithë e pranojnë se duhen dhe pak vite që ekipi të fitojë mentalitetin e fituesit.

Megjithatë, jo të gjitha gjërat kanë “shkuar vaj” për 26-vjeçarin. Në një vit e gjysmë te PSG-ja, brazilianit ka humbur 26 ndeshje për shkak dëmtimesh, ku më i rëndi ka qenë fraktura e këmbës së djathtë, e pësuar më 26 shkurt të 2016-ës në takimin kundër Marsejës.

Së fundmi, 26-vjeçari ka pësuar një dëmtim të ngjashëm, që do ta mbajë të paktën 1 muaj në infermierinë e PSG-së. Nëse do t’i hedhim një sy statistikave të Nejmarit te Barcelona, del një fakt i pabesueshëm.

Në katër vite te katalanasit, Nejmar ka humbur vetëm 21 ndeshja, pesë takime më pak se sa ai ka humbur në vetëm 1 vit e gjysmë me PSG-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *