Në finalen e Kupës, Kukësi shpërblehet me premio

Kukësi arriti të kalojë pa shumë probleme skuadrën e Skënderbeut në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke arritur finalen, ku përballë do të ketë Tiranën. Verilindorët triumfuan 2-1 në ndeshjen e parë, ndërsa në Korçë, fituan sërish, me rezultatin 1-4.

Pas kësaj arritjeje, presidenti i klubit, Safet Gjici, ka shpërblyer futbollistët e stafin teknik, duke dhënë një premio prej 10 milionë lekësh. Kukësi është një nga klubet me financat më të shëndosha në Shqipëri dhe verilindorët po vazhdojnë të jenë të suksesshëm.

Kupa e Shqipërisë është shndërruar në prioritet për të besuarit e Ernest Gjokës, por dhe vendi i dytë në kampionat shihet si një objektiv tashmë për Kukësin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *