“Në fillim thashë është 74-vjeç”! Duka flet për Kombëtaren: Reja ishtë ëndrra jonë, e ka të vështirë mes Berishës dhe Strakoshës

0

Aktiviteti futbollsitik në Shqipëri është gati ta hedhë pas krahëve këtë periudhë të vështirë dhe të nisë sërish në javën e parë të qershorit. Pasojat e ndërprerjes kanë ndikuar në aspektin fizik të lojtarëve, por ka dëmtuar edhe arkat e klubeve. Mbi këtë situatë ka folur edhe vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, për median italiane “Tuttomercatoweb”.

Kreu i Federatës tregon për ndihmën që i është dashur t’i japë futbollit shqiptar në momentin kur qeveria i mbylli të dy sytë përballë tij, ndërsa flet edhe për planin e rifillimit të sezonit. Një vend të rëndësishëm në këtë intervistë patjetër që e zuri edhe Kombëtarja kuqezi, e cila sipas Dukes ka si objektiv të mbyllë në epërsi në vendin e parë grupin e Ligës së Kombeve. Trajneri Reja i ka dhënë një tjetër fytyrë Shqipërisë, teksa presidenti i FSHF-së shprehet se ka sjellë atmosferën dhe harmoninë që mbizotëronte në epokën e artë të De Biasit.

Ardhja në pankinë e një emri si Reja ishte si një ëndërr për Kombëtaren tonë, ndërsa Duka thekson se mosha e tij është thjesht një numër, pasi tekniku Italian mbetet i ri si në shpirt ashtu edhe fizikisht. Ndërkohë në vëmendje janë sjellë edhe futbollistët e kombëtares që aktivizohen në Serie A, duke nisur nga talenti që po i mahnit të gjithë, Marash Kumbulla, e për të vazhduar më pas me Strakoshën, Berishën, Gjimshitin apo edhe Hysajn.

“Në këtë moment ne jemi të qendrueshëm, megjithatë nga 9 marsi deri më tani nuk kemi hyrë fushë, si futbolli, ashtu edhe të gjitha aktivitetet. Javën tjetër, nga e hëna 18, do të rifillojmë me seancat e grupit, dhe nga 3 qershori do të rifillojmë kategorinë Superiore. Pastaj nga 7 qershori edhe Kategoria e  Parë dhe e Dytë. Deri më tani kemi bërë që lojtarët të punojnë me seanca të udhëhequra nga teknikë, si për profesionistë ashtu edhe për sektorët e të rinjve”.

Sa i fortë ishte ndikimi për futbollin shqiptar, pas ndalimit të pandemisë për shkak të COVID-19?

“Klubet tona, në përqindje, kanë pasur të njëjtat humbje si ato të mëdhenjtë. 20-25% e buxhetit. Njësoj si ne si Federatë: ne kemi humbur disa gara, disa të drejta dhe disa të ardhura nga blerjet. Shqipëria është një vend i ndryshëm nga Italia në shumë aspekte: klubet janë më të brishta dhe ne si Federatë u kemi paguar dy muaj të gjithë atyre që punojnë në futboll.Për fat të keq, qeveria nuk na ka mbështetur si lëvizje futbolli, kështu që vendosëm të japim dy muaj direkt”.

Një gjest sigurisht fisnik dhe i rëndësishëm.

“Tani shpresojmë të rifillojmë. Ne kemi bërë një protokoll për të rifilluar, të ngjashëm me atë gjerman. Do të bëjmë gjithçka sipas kushteve dhe lehtësive tona, nuk është e pamundur të respektohet dhe duhet thënë se në Shqipëri virusi nuk pati ndikimin që ka qenë në vendet e tjera. Situata ka qenë e ndryshme sesa në vendet e tjera, për fat të mirë”.

Lidhja midis vendeve tona padyshim që është konsoliduar falë edhe gjestit të punonjësve tuaj shëndetësorë dhe Kryeministrit Edi Rama në fillim të pandemisë.

“Ishte një gjest i këndshëm. Që nga dita e parë që e vlerësova dhe e thirra Kryeministrin dhe i thashë se ishte gjëja më e mirë që bëri në këtë situatë (qesh). Ai tregoi respektin dhe mirënjohjen tonë për Italinë. Në tridhjetë vitet e fundit ka qenë një vend që është gjithmonë pranë nesh, në çdo fushë dhe veprimtari të jetës. Shumë shqiptarë jetojnë në Itali dhe ne kemi treguar mirënjohjen tonë, ishte një gjest i bukur dhe i vërtetë”.

Le të flasim për Federatën tuaj. Me ngjyra të forta italiane.

“Si ekip kombëtar kemi studiuar një organizim të ri me Edoardo Reja dhe stafin e tij. Trajneri jo vetëm që drejton Kombëtaren A, por është gjithashtu përgjegjës për ekipet e të rinjve kombëtarë. Ai do të bashkëpunojë me të gjithë trajnerët e tjerë, nga nën 15 vjeç deri në nën 21 vjeç. Gjithashtu stafi i tij bën të njëjtën gjë, mjeku është përgjegjës për mjekët, trainerin për të gjithë përgatitësit dhe kështu me radhë”.

Vëzhgimi është baza e gjithë projektit të orientuar drejt së ardhmes.

“Edhe nëse Shqipëria është e vogël, ne e kemi ndarë vendin në gjashtë rajone dhe trajnojmë ekipet Kombëtare të rajoneve nga nën 13 deri në 17 vjeç çdo javë gjatë gjithë vitit. Atëherë ka gjithmonë një kampionat ku teknikët e Kombëtares kërkojnë për djem dhe talente. Pastaj ka një punë të shkëlqyeshme skautuese: ne i vendosim bashkëpunëtorët tanë kudo dhe gjithashtu atje, dy herë në vit, kerkojmë për të gjetur talente. Kemi shumicën e lojtarëve jashtë Shqipërisë, jo vetëm në ekipin e parë, por edhe te moshat. Shumë luajnë dhe ne bëjmë shumë tërheqje dhe miqësi”.

Le të kalojmë te Mister Reja, ‘trajneri më i vjetër në botë’.

“E njihja Rejan si trajner në Napoli, ishte një ëndërr për ne që të kishim një trajner të kësaj madhësie. Pastaj kur e takova për herë të parë thashë ‘ai është 74 vjeç …”, por ai nuk tregon aq. Ai është i ri, brenda, jashtë: ai stërvit, shkon si dhe më mirë se të tjerët. Për fat të mirë, atmosfera e De Biasi është rikthyer me të “.

Dhe cilat janë qëllimet tuaja?

“Të gjithë brohorasin për ekipin e tyre, përfshirë edhe unë. Por unë duhet të jem realist. Mund të them që Shqipëria mund të luajë me të gjithë, në Evropë. Kështu që ne mund të humbasim edhe me të vegjlit … Kjo është arsyeja pse unë e them këtë në çdo kualifikuese ka qëllimin për tu kualifikuar. Në Ligën e Kombeve synojmë vendin e parë në Kategorinë C, duam epërsinë”.

Mund ta bëni edhe me një nga talentet që ka mahnitur më shumë në Serinë A, Marash Kumbulla të Verona. Italia medoi t’ju prishte punë…

“Ai luajti me ne nga nën 15 vjeç e tutje, në Kombëtare. Pak me nën 21 sepse ai shkoi në ekipin e parë, ne kemi shpresa të mëdha tek ai. Por ne kemi shumë lojtarë të talentuar në ekipin e parë dhe në mesin e ekipeve të të rinjve”.

Dhe në portë.

“Ne kemi Strakoshën dhe Berishën: Etrit është një udhëheqës. Thomas madje është duke luftuar për Scudetto. Ai është i ri dhe është i mirë. Reja është në vështirësi sepse janë të mirë dhe luajnë, nuk është e lehtë t’i lësh ato”.

Nuk mbaroi këtu.

“Pastaj Djimsiti që është në Atalanta dhe në raundin e 1/16-ve të Champions League, në sezonin më të mirë të jetës së tij. Ai është zhvilluar dhe ka ndryshuar shumë, është një lider. Për të mos përmendur Elseid Hysaj: kapiteni ynë, referencë në Kombëtaren dhe lojtar i një klubi të madh si Napoli”, ka është shprehur Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.