Në ditën e homazheve, Shapekoense fiton në Superkupë ndaj “vëllait” kolumbian

0

Sot në orët e para të mëngjesit me orën tonë në Brazil luhej një ndër ndeshjet më mallëngjyese të historisë: Shapekoense kundër Atletiko Nasionalit.

Ishte përballja e vlefshme për vajtjen e Superkupës së Amerikës së Jugut, me dy skuadrat që duhej të përballeshin në fund të vitit të shkuar, por tragjedia e tmerrshme ajrore i mori jetën thuajse gjithë skuadrës së Shapekoenses.

Atletiko Nasionali, kampion i Amerikës së Jugut, me një gjest mbresëlënës, vendosi t’ia dhuronte trofeun Sudamericana (Europa League në Europë) Shapekoenses, në shenjë nderimi.

Sot ishte dita e përkujtimit të tragjedisë, me homazhe për viktimat dhe nderime të mëdha për kampionët e Kolumbisë. 71 viktima, një ndër tragjeditë më të mëdha në historinë e sportit: në minutën e 71-të të ndeshjes heshtje totale dhe ndalje e sfidës për një minutë.

Në fushë Shapekoense fitoi 2-1 dhe kthimi luhet pas 10 ditësh, por pak rëndësi ka kush e fiton trofeun, sepse tragjedia i ka bashkuar përjetë këto dy klube dhe tifozeritë përkatëse.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here