“Në burgjet serbe rrinim 45 ditë pa e parë qiellin”/ Shotani  apel qytetarëve: Rrini në shtëpi, sot është më e lehtë

Edhe Kosova ka rritur masat e sigurisë duke i këshilluar qytetarët të qendrojnë në shtëpi në këto ditë të vështira izolimi. Përhapja e virusit Covid-19 po ndodh në një mënyrë të shpejtë ç’ka ka shtuar panikun për prekjen nga ai. Kampionati në Kosovë ka ditë që është mbyllur dhe aktorët sportiv po mundohen të japin kontributin e tyre në ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Bekim Shotani, trajneri i njohur në Kosovë ka dhënë një shembull epik nga situata e vështirë e viteve 90’ – 2000 nga regjimi serb. I ftuar në Radio Prishtina, Shotani tregon periudhën e errët kur në burgjet serbe qendroonin të izoluar për 45 ditë pa e parë dritën e diellit. “Qëndroni në shtëpi, kur ne dikur si të burgosur politik në burgjet e Serbisë qëndronim në qeli pa e parë qiellin edhe për 45 ditë, të jeni të bindur se kjo është më e lehtë”, ka thënë trajneri./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *