Në Brazilin e Kafusë nuk ka vend për Ronaldinjon

Një ndër futbollistët brazilianë me të mëdhenj në histori, Kafu, kapiten i kombëtares në Kupën e Botës 2002,ka publikuar në The Guardian formacionin më të mirë të gjithë kohërave për Brazilin, sipas tij.

Sipas mbrojtësit të djathtë, asnjë futbollist i Brazilit aktual nuk vlen për ekipin e tij të ëndrrave. Mungon Marselo e Nejmar, për shembull, por mungon edhe një legjendë braziliane si Ronaldinjo.

Portier: Taffarel (Kampion bote 1994)

Mbrojtës: Karlos Alberto (kapiten i Brazilit kampion bote në Meksikë ’70), Lusio (kampion bote në Botërorin 2002), Aldair (kampion bote 1994), Roberto Karlos (kampion bote 2002).

Mesfushorë: Falkao (mesfushor i Brazilit 1982), Rivelino (kampion bote 1970), Ziko (yll i Botërorit 1982).

Sulmues: Rivaldo (kampion bote 2002), Pelé (kampion bote 1958, 1962 dhe 1970), Ronaldo (kampion bote 1994 dhe 2002).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *