Në Berat nuk kanë frikë, për pikë në Lushnje

Faza e dytë ka rezervuar një ndeshje vërtetë shumë interesante për skuadrën e Tomorit, që do të luaj në transfertë përballë Lushnjës, në një derbi të ndezur, që ka sjellë emocione të forta tek sportdashësit e të dy qyteteve respektive.

Kështu pritet që të ndodhë edhe këtë fundjavë dhe për këtë arsye skuadra beratase ka nisur ditën e hënë pasdite përgatitjet intensive, për të cilat është shprehur për Sport Ekspres edhe tekniku Bledar Devolli.

“Do të luajmë një transfertë vërtetë shumë të rëndësishme, përballë një kundërshtari që është një skuadër me vlera dhe histori në futbollin tonë, ndaj dhe kemi nisur nga përgatitjet duke i kushtuar një vlerësim maksimal Lushnjës. Jemi në transfertën e dytë radhazi dhe kam shumë besim se ashtu si në transfertat e mëparshme do të bëjmë maksimumin dhe do të kërkojmë të marrim po maksimumin.

“Tomori luan mirë në transfertë dhe kam shumë besim se futbollistët do të performojnë në një nivel shumë të lartë”, ka përfunduar tekniku Devolli.

  1. Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *