“Ne bëjmë gjithçka për ta dhe ata bëjnë gjithçka për ne”, emocionet e mrekullisë së Anfield

Gjysmëfinalja e kthimit mes Liverpulit dhe Barcelonës është padyshim një ndër ndeshjet që do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit.

Një mrekulli e vërtetë ajo që ndodhi në “Anfield”, me “The Reds” që mposhtën me shifrat 4-0 katalanasit, duke bërë të pavlefshëm triumfin e këtyre të fundit me shifrat 3-0 në ndeshjen e parë.

Disa prej lojtarëve të asaj mbrëmje kanë shprehur emocionet e tyre, ku në qendër të vëmendjes ishin Aleksandër-Arnold, Origi e Van Dijk, të cilët e quajnë diçka të pabesueshme atë që kanë arritur.

ARNOLD: “E çmendur, është diçka e rrallë të shohësh një gjë të tillë. Ishte një nga ato netët shumë shumë speciale dhe mendoj se çdokush që ishte i përfshirë nuk do ta harrojë kurrë. Të gjithë tifozët besonin dhe kërkonin që ne ta arrinim përmbysjen. Mendoj se kur shënuam golin e parë, të gjithë nisëm të besonim shumë. Më pas goli i dytë, ishte momenti ku të gjithë e kuptuan se mund ta përmbysnim. Te goli i katërt pash Shaqirin që kërkonte ta godiste ai dhe në momentin që po largohesha nga këndi pashë Origin. Ishte i lirë në mes të zonës dhe mendova me vete pse jo? Ishte e pabesueshme!”

ORIGI: “Ishte shumë speciale, kishim nevojë për diçka të tillë. Në momentin e golit të katërt, po shihja mbrapa sikur ta ndjeja që diçka do të ndodhte. Pashë topin që po më afrohej dhe gjithçka ndodhi brenda një sekonde. E kam praktikuar një gjuajtje të tillë edhe më parë. Treguam se sa të bashkuar jemi të gjithë. Klubi, stafi dhe tifozët. E ndjenim vërtet që po luanim me 12 lojtarë. Ajo ndeshje është shkruar në historinë e Liverpulit dhe historinë e futbollit. Unë, një djalosh që e dashuroj Championsin, të kem mundësinë të jem pjesë e asaj ndeshje, ishte diçka e bukur.”

Liverpool players talk about the miracle at Anfield against Barcelona from r/soccer


MATIP: “Diçka speciale që nuk do ta harroj kurrë. Ishte fantastike, pasi shumë pak besonin te ne.”

SALAH: “Të humbësh ndaj Barcelonës 3-0 jashtë fushë, ishte shumë e vështirë për ne. Ne triumfuam ndaj Mançester Sitit sezonin e kaluar dhe ishte gjithmonë në mendjen timë, që nëse luan në shtëpi është diçka shumë speciale.”

VAN DIJK: “Ishte e çuditshme, po pyesnim veten se si mund të humbisnim 3-0? Si mund të ndodhte diçka e tillë? Ishte e vërtetë dhe reale, po humbnim me shifrat 3-0. Na duhej një mrekulli në ‘Anfield’ që ta përmbysnim. Te goli i katërt nuk e dija se çfarë ndodhi. Po qëndroja në hyrje të zonës dhe vetëm kur shoh topin që përfundoi në rrjetë.  Ajo natë tregoi shumë për klubin tonë dhe për tifozët. Ne bëjmë gjithçka për ta në fushë dhe ata bëjnë gjithçka për ne.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *