Në Barcelonë nuk e konsiderojnë të denjë, brazilianin e do Milani

Milani dëshiron shërbimet e Malkom. “Ish”-i i Bordosë u ble nga Barcelona në mënyrë spektakolare, duke ia hequr nga duart Romës në momentin e fundit. Braziliani nuk ka gjetur hapësirat e duhura në formacionin katalanas, me Kutinjon dhe Dembele që qëndrojnë si zgjedhje para tij.

Braziliani e ka dëshmuar veten si një lojtar efikas sa herë ka hyrë në lojë, por nuk ka mjaftuar për Valverden. Ky fakt e çon atë të mendojë largimin nga Camp Nou. Milani është në dyshim nëse do t’i lejohet të bëjë merkato, por nëse çështja me UEFA-n zgjidhet, Malkom është objektivi primar i kuqezinjve.

Shifra e transferimit nuk pritet të jetë më pak se 40 milionë euro me Barçën, që dëshiron me patjetër të dalë pa humbje. Shifra, sikurse kuptohet është mjaft e lartë. Kuqezinjtë po tentojnë të blejnë edhe Bakajokon dhe janë të limituar në shpenzimet që mund të bëjnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *