Në Argjentinë e teprojnë, një minutë zi në televizion për kombëtaren

Humbja ndaj Kroacisë ka tronditur rëndë Argjentinën dhe tashmë pakkush shpreson te kualifikimi. Edhe pse nuk ka mbaruar ende, situata është dramatike dhe tensioni është maksimal, aq sa duket e askush nuk e ka më mendjen te futbolli i luajtur.

Nëse Islanda nuk fiton sot, shpresat janë ende gjallë, por duhet një fitore e Nigerisë qëtë rihapet gjithçka realisht.

Ndërkaq, prezantuesit e televizionit argjentinas TyC Sports e kanë tepruar me reagimin e tyre pas ndeshjes, sepse e nisën emisionin me një atmosferë funerali dhe vendosën të mbanin një minutë zi për të shprehur trishtimin e tyre.

Imagjinoni çfarë do të bëjnë javën e ardhshme, nëse Argjentina eliminohet. Dhe thonë pastaj që futbolli është vetëm një lojë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *