Në Angli ndjekin Strakoshën, por Lacio…

1

Klubet e Premier të interesuara. Paraqitjet e fundit dhe derbi kanë bërë që të bjerë në sy. Por, bardhekaltërit e shohin titullarin e portës vitin tjetër

“Strakosha ka kryer disa mrekulli, do t’i jepja mundësi të ishte titullar sezonin e ardhshëm”. Edhe pse e ka thënë ish-trajneri i Lacios, Materaci, është ajo që mendojnë të gjithë tifozët bardhekaltër në lidhje me paraqitjen e portierit shqiptar në derbi, teksa shtypi italian e ka vlerësuar më të mirin, bashkë me Lukakun dhe Keitanë. Edhe Euxhenio Fasheti, ish-trajneri i Barit, e ka pranuar se kemi të bëjmë me një talent të vërtetë. Debutimi i tij me Shqipërinë në “Renzo Barbera” të Palermos u pa si mosbesim ndaj Alban Hoxhës, te kombëtarja, por e vërteta është se shumë shpejt, Strakosha do të marrë edhe vendin e Etrit Berishës, që do të rikthehet pas ndeshjes me Izraelin (kur mbaron edhe skualifikimi).

Por, tashmë lind një tjetër problem dhe ka të bëjë me merkaton. Përpara disa muajsh ishte Kardifi ai që këmbënguli dhe i ofroi edhe një rrogë të rëndësishme djaloshit (rreth 500 mijë euro në sezon), ndërsa tashmë mund të hyjnë në garë skuadra të tjera të Premier League, duke qenë se paraqitjet e shqiptarit kanë rënë në sy, sidomos me derbin e fundit. Lacio s’ka ndër mend ta humbasë dhe, për këtë arsye, ka rinovuar kontratën me një shifër që mbërrin 300 mijë eurot në sezon, deri në 2021. Fitonte 96 mijë euro, por sigurisht që me rritjen e tij do të mbushen edhe xhepat. Gjithçka e merituar, ashtu sikurse edhe vendi i titullarit, sezonin tjetër.

 

SHPËRNDAJE

1 KOMENT

  1. 300 mije ne nje sezon ;;;; ,,,, po tallen me ty italianet TOAMAS . STRAKOSHA SHKO NE ANGLIE OSE SPANJE ..QE DO TE ARRASH TE PAKTEN 1 MILION NE VIT …. ITALIANET TALLAEN ME NE SHQIPTARET SE KENAQEMI ME PAK ..PO TE ISHTE FRANCEZ SPANJOLL OSE ANGLEZ NUK DO TE MERRTE ME PAK SE 1 MILION NE VIT ….ME TALENTIN QE KA ….SHQIPTARET I TRAITOJNE SI AFRIKANE …. 300 MIJE EUROS NE SEZON …… ESHTE TALLJE EDHE NE KATEGORINE E 2 MARRIN %E SHUME NE ANGLIE NE FRANCE … NE SPANJE DHE ….

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here