“Në Angli më merr malli për diellin, Italia më mirë për të jetuar”

Lukas Torreira është një nga futbollistët më të spikatur të Arsenalit të këtij viti. Uruguajani ka zënë një vend titullari në ekipin e Unai Emeri. Ka një shpirt luftëtari dhe aftësi të mira teknike dhe finalizuese. 23-vjeçari duket sikur ka një jetë që luan në Angli sepse është përshtatur përsosmërisht me dinamikën e futbollit në ishull.
Gjithsesi, përtej fushës së blertë Torreira nuk e ka aspak të lehtë të ambjentohet. Në një intervistë për mediet e atdheut të tij ai është shprehur se nuk po arrin të gjejë rehatinë që kërkon në Londër. Për të Italia është një vend më i mirë për të jetuar. Në shumë raste e merr malli për të parë diellin. Gjuhën do ende kohë për ta mësuar.

“Nuk e di nëse po shijoj shumë gjëra këtu. Mendoj se Italia është një vend më i mirë për të jetuar. Londra është komplet një botë ndryshe. Anglia është një vend shumë i madh. Kam probleme me gjuhën dhe has vështirësi në komunikimin me shokët dhe të tjerët.”

“Moti është një tjetër vështirësi. Dal në mëngjes dhe ka shumë re, kthehesh pas stërvitjes dhe përsëri ka shumë re. Më merr malli për diellin. Në Amerikën e Jugut kemi shumë ditë me diell dhe jemi mësuar me atë klimë. Mendoj se do të mësohem me kalimin e viteve”, u shpreh mesfushori uruguajan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *