Në Angli e bëjnë të sigurt, Juve në sulm për talentin e Junajtid  

0

Objektivi i numër një i Juventusit është sulmuesi i talentuar i Mançester Junajtid, Markus Rashford. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta prestigjioze angleze “The Times”. “Zonja e vjetër” nuk do ta ketë aspak të lehtë të sigurojë firmën e lojtarit dhe miratimin nga “djajtë e kuq”, por ka disa detaje e bëjnë largimin e Rashfordit nga Anglia një mision më se të realizueshëm.

Forma e mirë e Antoni Marsial nuk po i lë më hapësira anglezit në formacionin e skuadrës së Zhoze Murinjos. Gjatë ndeshjeve të fundit tekniku portugez e ka vendosur të riun në qendër të sulmit, por kjo lëvizje nuk ka rezultuar e goditur.

Kontrata e Rashford me Junajtid mbaron në qershor të 2020-ës dhe në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët për një rinovim të kontratës, gjithçka do të bëhet shumë më e lehtë për Juventusin, që tani, në ndryshim nga vitet e mëparshme, nuk është më inferiore ndaj Junajtid përsa i përket aspektit financiar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.