Në “Air Albania” apo në “Selman Stërmasi”? Tirana pyet tifozët se ku e duan stadiumin ndaj Teutës

0

Tirana po përjeton një formë mjaft të mirë javët e fundit, ku ka grumbulluar 5 fitore në po aq ndeshje. Bardheblutë shkatërruan Luftëtarin me rezultatin 5-1 në fundjavë, ndërsa tani kanë filluar të mendojnë për përballjen e radhës. Kundërshtari i ardhshëm do të jetë klubi i Teutës dhe për këtë ndeshje bardheblutë kanë vendosur që të përfshijnë tifozët e tyre, duke i bërë pjesë të një sondazhi.

Kështu Tirana po mendon si alternativë stadiumin “Air Albania” për këtë takim, krahas shtëpisë së tyre të përhershme “Selman Stërmasi”. Për këtë arsye u ka shtruar pytjen tifozëve të vetë për të qenë pikërisht këta të fundit përzgjedhësit e stadiumit ku do të luhet ndeshja e radhës./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.