Ndryshon vetëm orari dhe lojtarët, Rei Manaj luan sot me fanellën e katalanasve për vendin e parë

Rei Manaj është dëshpëruar disi nga lista e djeshme e publikuar nga trajneri Setien, atje ku nuk gjendej emri i lojtarit shqiptar. Vetë trajneri i Barcelonës B, Pinamonti, u shpreh se Manaj po e priste këtë ftesë nga ekipi i parë edhe ndaj Eibarit.

Atje do të kishte më tepër hapësira për të debutuar, por Braithëate ka zënë vendin e tij. Gjithsesi Manaj do të jetë sërish në fushë sot me fanellën e katalanasve. Vetëm se këtë herë jo në orën 16:00 dhe me yjet e ekipit të parë, por me Barcelonën B.

Këta të fundit do të përballen me Hercules, ndërsa takimi zhvillohet në orën 20:00. Rei Manaj do të nis nga minuta e parë, ndërsa objektivi i skuadrës është vendi i parë, ndërsa aktualisht ndodhen vetëm tre pikë larg kryesimit që mbahet nga Sadabe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *