Ndryshon plani për Laçi-Kastrioti, Luftëtari miqësore sllovene

Laçi nuk do të luajë në shtëpi kundër Kastriotit. Dy klubet kanë rënë dakord që takimi të luhet në Kamzë, kjo për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë këtyre ditëve. E gjitha bëhet për të ruajtur fushën e Laçit në gjendje të mirë.

Veç vendit se ku do zhvillohet ky takim miqësore, ka ndryshuar edhe orari. Takimi do të nisë prej orës 14:00. Për kurbinasit është takimi i dytë miqësor. Më parë janë ndeshur me Dritën dhe kanë humbur 0-1. Veç Laçit e Kastriotit që përballen mes tyre, nesër luan edhe Luftëtari.

Skuadra e Millosh Kostiç do të sfidojë këtë herë sllovenët e NK Alumninij. Ndeshja luhet prej orës 16:30. Pak ditë më parë bluzinjtë mundën 3-1 skuadrën e Rabotniçkit, që në Maqedoni është renditur në vendin e tretë. Pas kësaj, gjirokastritët do të luajnë edhe dy takime të tjetra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *