Ndryshon plani për fazën përgatitore, Teuta miqësore të premten

0

Teuta nuk do ta zhvillojë fazën përgatitore në Itali. Durrsakët njoftuan ditë më parë se do e zhvillonin atje, por drejtuesit e klubit kanë ndryshuar mendim dhe ditën e sotme ka ardhur njoftimi i fundit dhe thuhet se trajneri Shkëmbi me ekipin e tij do e bëjnë fazën përgatitore në Ohër.

Pritet të programohen edhe disa ndeshje miqësore, që do t’i shërbejnë stafit teknik për të kolauduar grupin para nisjes së kampionatit. Nga ana tjetër drejtuesit po punojnë të përforcojnë skuadrën, në mënyrë që në Ohër të jetë sa më i plotë.

Ndërkohë të premten është programuar edhe një ndeshje miqësore me Kastriotin. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit dhe nis në orën 18:00. Pas kësaj ndeshjeje do vendoset edhe fati i lojtarëve të ardhur në provë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.