Ndryshon përmbajtja, por jo mesazhi/ Ngo vazhdon: Mos qendro aty ku nuk të vlerësojnë!

Michael Ngo është kthyer në kryeqendër të kritikave, duke filluar që nga derbi me Partizanin. Pikërisht kjo përballje është pika e dobët e tifozëve të Tiranës, por atje Ngo nuk ka arritur që të bëj asgjë.

Për të vazhduar me Flamurtarin, teksa e dërgoi topin me kokë në rrjetën e gabuar, duke shënuar në portën e tij. Të gjithën këtë nuk po e përjeton aspak mirë sulmuesi bardheblu, nisur edhe nga mesazhet e shumta me kritika që mund të ketë marrë gjatë kësaj kohe.

Nuk mund të shpjegohet ndryshe shpërthimi në rrjetet sociale në dy ditët e fundit. Por nëse dje përmbajtja e fjalëve ishte deri diku vulgare, këtë herë vjen me një mesazh filozofik, por që brenda mban thuajse të njëjtin kuptim.

“Një baba para se të ndërronte jetë i that ë birit: “Kjo është ora që gjyshi jot ma dha mua. Është më shumë se 200 vjeçare. Por përara se ta jap ty, duhet të shkosh te dyqani i orës në rrugën e parë. Thuaji atij që unë dua ta shes dhe shiko sa do të orfoj”.

Ai shkoj dhe u kthye te babai duke i thënë. “Më dha vetëm 5 dollarë sepse ishte e vjetër”. Atëherë babai iu përgjigj: “Tani shko në një dyqan të kafesë”. Ai shkoi dhe kur u kthye tha: “MË ofroi 5 dollarë gjithashtu”.

“Tani duhet të shkosh në një muze dhe tregoji orën”. Ai shkoi dhe u kthye, duke i thënë babait: “Ata më ofruan mua një milionë dollar për këtë të”. Babai i tha: “Unë dua që t’i të kuptosh që në vendin e duhur, ty do të vlerësojnë në mënyrën e duhur. Mos e gjej veten në vendin e gabuar dhe të mërzitesh sepse nuk po vlerësohesh. Ata që e dinë vlerën tënde janë ata që të vlerësojnë ty. Mos qendroj në një vend ku askush nuk të shikon aftësitë e tua”. /Sport Ekspres/